Ia nxjerrin sytë me lugë, donte të martohej me atë që e dashuronte

16:00 | 16 Maj 2018

Një djali në Pakistan i janë nxjerrë sytë me lugë nga babai dhe vëllezërit.

E arsyeja shokuese për këtë sulm të tmerrshëm është se 22-vjeçari donte të martohej me vajzën që dashuronte, transmeton portali arbresh.info.

Abdul Baqi kishte kërkuar nga familja që t’i propozonte fejesë të dashurës.

Por, kërkesa e tij zemëroi babain e tij 70-vjeçar dhe katër vëllezërit e tij, të cilët e mbajtën me forcë ndërsa babai ia nxirrte sytë.

Ata mbyllën nënën e tyre në dhomën tjetër për të mos ndërhyrë në ndëshkimin e tmerrshëm.

Incidenti është raportuar në polici, babai dhe dy djemtë janë arrestuar, kurse dy të tjerë janë në arrati./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale