I hakohet llogaria themeluesit të Twitterit

23:23 | 30 Gusht 2019

Bashkëthemeluesi dhe shefi ekzekutiv i Twitterit ka rënë viktimë e hakerëve.

Kjo pasi që llogaria e tij është hakuar nga një grup që i referohet vetes si Chuckling Squad, të cilët thonë se ishin prapa harkimit të Jack Dorsey, transmeton portali arbresh.info.

Një zëdhënëse i Twitterit i tha BBC-së se faqja po hetonte me urgjencë.

Llogaria ka postuar një varg komentesh shumë fyese dhe raciste. Komentet ofenduese duket se janë hequr shumica./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara