Ish të dënuarit i gjenden më shumë se 500 armë në shtëpi

16:47 | 19 Qershor 2018

Departamenti i Kontesë së Los Anxhelosit ka gjetur më shumë se 500 armë brenda shtëpisë së një të dënuari, pas lajmërimit nga një fqinj.

Oficerët arrestuan Manuel Fernandez, 60 vjeç, pas dy ditëve bastisjesh në shtëpinë e tij dhe gjetën një arsenal armësh, transmeton portali arbresh.info.

Mbi të rëndon akuza e të dënuarit në posedim të armës së zjarrit, dhe posedim të një pushke.

Ai është liruar me kaucion pre 35 mijë dollarësh një ditë pas arrestimit.

Autoritetet thonë se stacioni i tyre Palmdale mori një informacion që një burrë në rajonin e Agua Dulce – rreth 75 km në veri të Los Anxhelosit – kishte në posedim një sasi të madhe armësh pavarësisht se kishte një dosje penale.

Amerikanët të cilët janë dënuar për një krim të rëndë, humbasin të drejtën e tyre ligjore për të zotëruar një armë zjarri./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara