Humb vendin e punës pasi mohon ekzistencën e Babadimrit para nxënësve në shkollë

08:46 | 6 Dhjetorë 2018

Një mësues zëvendësues i cili u tha nxënësve të klasës së parë në New Jersey se Santa Claus nuk ekziston, nuk do të kthehet në shkollë.

Zyrtarët thanë se edukatori gjithashtu debutoi me nxënësit për  zanash dhëmbësh dhe lepurin e Pashkëve në klasën Cedar Hills School të gjashtë dhe shtatë vjeçarëve.-përcjell arbresh.info

Drejtoresha e kësaj shkolle, René Rovtar konfirmoi se mësuesi nuk do të punonte më në distrikt.

Identiteti i mësuesit zëvendësues nuk është zbuluar.

Znj. Rovtar më parë tha se ajo ishte “e trazuar dhe e zhgënjyer nga ky incident”.

Ajo për ti siguruar fëmijët se Babadimri ekziston postoi në fotografi me të në Twitter./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale