Human Rights Watch i bën thirrje Turqisë të zyrtarizojë çështjen Khashoggi

15:24 | 6 Dhjetorë 2018

Turqia duhet të paraqesë një kërkesë zyrtare tek Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së për të kryer një hetim të pavarur ndërkombëtar për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi më shumë se dy muaj më parë, tha Human Rights Watch.

Organizata e të Drejtave të Njeriut tha të enjten se një hetim ndërkombëtar nën autoritetin e Sekretarit të Përgjithshëm do të ketë mandatin, besueshmërinë dhe shpërblimin për të ushtruar presion ndaj zyrtarëve, dëshmitarëve dhe të dyshuarve në Arabinë Saudite që të bashkëpunojnë me kërkesat për fakte dhe informacione rreth vrasjes në Stamboll më 2 tetor 2018. raporton Al-jazeera, përcjell arbresh.info.

Sipas organizatës hetimi synonte të ndihmonte në thyerjen e përpjekjeve për të mbrojtur zyrtarët sauditë dhe për të turbulluar të vërtetën.

“Qeveria turke duhet të forcojë thirrjen e saj për një hetim ndërkombëtar për vrasjen e Jamal Khashoggi duke e formalizuar atë me një mesazh zyrtar për Sekretarin e Përgjithshëm”, tha Sarah Leah Whitson, drejtoreshë e Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Mesme në Human Rights Watch.

“Një hetim i Kombeve të Bashkuara ka rastin më të mirë për të shtyrë Arabinë Saudite që të sigurojë faktet dhe informacionin e kërkuar për rolin e veçantë të Mohammed bin Salman në këtë vrasje, e cila është në dispozicion vetëm nga burime në Arabinë Saudite”, tha Ëhitson. /arbresh.info/