Hillary Clintoni gati rrëzohet shkallëve

22:03 | 13 Mars 2018

Gjatë udhëtimit treditor në shtetin qendror të Indisë, Madhya Pradesh, ish kandidatja për presidente Hillary Clinton ka rrëshqitur jo njëherë, por dy herë duke zbritur nga shkallët e pallatit historik Jahaz Mahal.

Pamjet filmike tregojnë Clintonin duke rrëshqitur në shkallë, përkundër që kishte ndihmën e një këshilltari, transmeton portali arbresh.info.

70 vjeçarja ndërkohë hoqi sandalet, pas rrëshqitjes së parë, fatmirësisht arriti të kalojë shkallët tjera pa incident./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale