Hammond: Jap dorëheqjen nëse Boris Johnson zgjidhet kryeministër

17:11 | 21 Korrik 2019

Ministri britanik i Financave, Philip Hammond, i cili ka dalë hapur kundër idesë së një Brexit pa marrëveshje, njoftoi sot se do të jepte dorëheqjen nëse Boris Johnson zgjidhej kryeministër.

Në një intervistë dhënë për BBC-në ai u shpreh se nëse Boris Johnson emërohet kryeministri i ardhshëm, unë e kuptoj se kushtet e tij për të shërbyer në qeveri do të përfshinin pranimin e një dalje pa marrëveshje më 31 tetor, dhe kjo është diçka që unë nuk mund të bie kurrë dakort./atsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara