Grupi muzikor francez ndalon muzikën në shenjë respekti ndaj ezanit

17:09 | 13 Gusht 2019

Qytetarët i dëgjonin me interes, ndërsa grupi kur filloi të thërras ezani në Stamboll e ndërprenë muzikën.

Grupi muzikor rrugor francez “Poil O’Brass Band”, gjatë koncertit të tyre që ishin duke zhvilluar në Bulevardin Istiklal të Stambollit, ndërpreu muzikën në shenjë respekti ndaj ezanit,

Grupi “Poil O’Brass Band” i përbërë nga 18 persona dhe të cilët deri më tani kanë zhvilluar performancat e tyre në disa qytete të Francës, Kenias, Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Portugalisë dhe Gjermanisë, zhvilluan një koncert edhe në Stamboll.

Ata performuan këngë të ndryshme nga repertori i tyre.

Qytetarët i dëgjonin me interes, ndërsa grupi kur filloi të thërras ezani e ndërprenë muzikën. Pas ezanit ata vazhduan performancën e tyre.

“Kemi performuar në shumë vende të Stambollit. Populli turk ishte shumë i sjellshëm ndaj nesh, kishin një interes të madh ndaj nesh. Edhe ne tregojmë ndjeshmëri ndaj vlerave fetare dhe kulturore të qytetit”, tha Morgan Wallace nga grupi muzikor francez në deklaratën e tij për AA.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara