Gruaja arrestohet pasi autoritet gjejnë fëmijën në valixhe

18:04 | 4 Shtator 2019

Një grua amerikane është në paraburgim në Filipine pasi dyshohet se u përpoq të fluturonte jashtë vendit me një fëmijë në valixhen e saj, thanë autoritetet lokale.

Zëdhënësi i Byrosës së Emigracionit në Filipine, Melvin Mabulac tha se ata morën një raport rreth orës 6:20 të mëngjesit të mërkurën se një grua 43-vjeçare ishte kapur nga autoritetet me një fëmijë në valixhen e saj në Aeroportin Ndërkombëtar Ninoy Aquino në Manila, transmeton arbresh.info

Raportohet se foshnja e cila u gjet brenda valixhes kishte vetëm 6 ditë prej kur kishte lindur.Sipas autoriteteve gruaja dukej se po udhëtonte vetëm dhe tregonte vetëm pasaportën e saj personale. Por kur personeli inspektoi një valixhe të madhe për transport, ata gjetën fëmijën brenda. “Ajo nuk kishte asnjë dokument udhëtimi për foshnjën,” tha zëdhënësi.

Gruaja kishte pretenduar se ishte tezja e fëmijës, por nuk kishte ofruar prova se ato ishin të lidhura, raportoi CNN Philippines. Çështja i është nënshtruar Divizionit Kombëtar të Hetimeve në Filipine Divizioni Kundër Trafikimit Njerëzor./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara