Greqia përfshihet nga zjarri, kërkon ndihmë nga BE

23:50 | 13 Gusht 2019

Greqia kërkoi ndihmën e Bashkimit Evropian për të luftuar zjarret që kanë përfshirë ishullin Eube. BE ka mobilizuar mjetet e ndërhyrjes, njoftoi sot komisioneri, Christos Stylianides, i ngarkuar për menaxhimin e krizave.

“Ne kemi mobilizuar mjetet e mekanizmit të BE-së për t’iu përgjigjur kërkesës së Greqisë”, njoftoi ai në një mesazh në rrjetin social “Twitter”.

“Shtetet e Bashkimit Evropian që marrin pjesë në këtë mekanizën janë kërkuar për ndihmë dhe nëse mjetet e tyre të disponueshme janë të pamjaftueshme, Bashkimi Europian do të mobilizojë flotën e tij prej nëntë avionësh ujëhedhës dhe gjashtë helikopterë”, theksoi një zëdhënës i Komisionit.

Mekanizmi rescBE (sistemi i ri i BE-së për luftën kundër katastrofave natyrore) është operacional që prej fillimit të vitit.

“Flota europiane numëron dy avionë nga Kroacia, një avion nga Franca, dy avionë nga Italia, dy avionë nga Spanja, gjashtë helikopterë nga Suedia dhe dy avionë nga Greqia”, theksoi Komisioni Europian.

Aparatet janë në dispozicion të flotës europiane nga shtetet anëtare.

“Një zjarr i fuqishëm ka përshirë ishullin Eube, i nxitur nga erërat e forta. Rreth 200 zjarrfikës grekë ndodhen në vendngjarje, ndihmuar nga 75 automjete, pesë helikopterë dhe gjashtë avionë ujëhedhës”, theksuan shërbimet greke të zjarrfikseve./insajderi

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara