Greqia mirëpret tërheqjen e Turqisë

07:10 | 15 Shtator 2020

Qeveria greke ka mirëpritur largimin e një anijeje kërkimore turke nga rajoni i kontestuar në lindje të Mesdheut, që javëve të fundit është kthyer në burim të përplasjeve ndërmjet dy anëtareve të NATO-s

“Oruç Reis” është kthyer në portin jugor turk të Antalias për herë të parë pas më shumë se një muaji pasi Turqia bëri të ditur në korrik se po e dërgonte anijen në ujërat e kontestuara nga Greqia për burime të reja gazi e nafte.

Kthimi i saj mund t’i hapë rrugët për negociatat ndërmjet fqinjëve për arritjen e një marrëveshjeje.

Përplasja për juridiksionin mbi ujërat e kësaj pjese të Mesdheut ka nxitur javëve të fundit kërcënime me aksione ushtarake kundër njëra-tjetrës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara