Grenlandë, një i vdekur dhe dy të zhdukur nga shkëputja e akullnajës

20:58 | 12 Shtator 2019

Një peshkatar ka humbur jetën dhe dy të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e shkëputjes së një mase akulli në rajonin Uummannaq në perëndim të Grenlandës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia e Grenlandës njoftoi në një deklaratë se fillimisht kanë marrë denoncim për tre peshkatarë të zhdukur si pasojë e shkëputjes së akullnajës në afërsi të fjordit Ukkusissat/Perliffik.

Policia tha se një prej peshkatarëve është gjetur i vdekur, ndërkohë që janë duke vazhduar aktivitetet për gjetjen e dy të tjerëve.

Shkëputja e akullnajës ka shkaktuar valë të mëdha, tha policia, duke apeluar te banorët e rajonit të qëndrojnë larg masave të akullit që rrezikojnë të shkëputen.

– Shkrirja e shtresës së akullit në Grenlandë

Grenlanda është ishulli më i madh në botë për sa i përket sipërfaqes dhe zona me masën më të madhe të akullit në Polin Verior, ndërkohë që mbulesa e saj akullnajore vazhdon të shkrihet me shpejtësi më të madhe nga që pritej për shkak të ngrohjes globale.

Sipas një lajmi në CNN, Grenlanda humbi 197 miliardë tonë vetëm në muajin korrik për shkak të rritjes së temperaturave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara