Gratë e Arabisë Saudite po braktisin foshnjat në rrugë

17:28 | 14 Prill 2019

Fëmijët e lindur jashtë martese po braktisen në rrugë nga gratë e Arabsië Saudite, ndërsa nënat e reja kanë frikë nga ndëshkimi që mund t’iu ndodh.

Në Arabinë Saudite aborti është i ndaluar, përveç nëse shëndeti i një gruaje është në rrezik, ndërsa marrëdheniet seksuale jashtëmartesore konsiderohen krim, transmeton portali arbresh.info

Gratë e pamartuara që kapën duke kryer ndonjë aferë, mund të përfundojnë edhe në burg.

Sipas rregullave të rrepta në Arabinë Saudite, gratë nuk mund të martohen pa leje, as nuk mund të bëjën ndonjë ndërhyrje pa lejen e kujdestarëve të tyre meshkuj.

Dana Almayouf, një grua saudite që jeton në Nju Jork, ka theksuar se gratë janë duke braktisur fëmijët e tyre të sapolindur në rrugë, me qëllim që të shpëtojnë nga denimet.

Sipas raportit më të fundit të Amnesty International, gratë në Arabinë Saudite përballen me diskriminim sistematik në ligj dhe praktikë dhe nuk janë aspak të mbrojtura nga dhuna seksuale apo dhunimet fizike.

Sistemi i kujdestarisë e bën pothuajse të pamundur për viktimat e dhunës në familje ose abuzimit seksual të kërkojnë drejtësi ose mbrojtje sepse policia shpesh insiston që gratë dhe vajzat të marrin autorizimin e kujdestarit për të parashtruar ankesa edhe nëse ankesa ka të bëjë me kujdestarin.

Arabia Saudite imponon një interpretim shumë strikt të Islamit të njohur si vehabizëm./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara