Grabitësi i bankës aksidentohet pasi që tentoi t’i ikte policisë

11:40 | 15 Shtator 2019

Autoritetet në Teksas kanë publikuar pamje dramatike të momentit kur një grabitës i bankës tenton që t’i ikë policisë me makinën e tij, por që më pas pësoi aksident nga i cili morri pasoja fatale.

   Tony Mitchell

 LeEdward Hopkins

Policia e ka identifikuar të dyshuarin si LeEdward Hopkins, 43 vjeçar nga qyteti Houston.

Sipas policisë, Hopkins dhe një njeri tjetër, i identifikuar si Tony Mitchell, 42 vjeçar, poashtu nga Houston, grabitën bankën e quajtur Banka e Parë Shtetërore e Luisesë. Ata gjatë grabitjes kishin përdorur armë.

Autoritetet policore thanë se Mitchell, i cili është ende në arrati, dhe Hopkins ikën nga banka me një shumë të madhe parash, por që nuk u tregua saktësisht, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara