Google uron femrat për 8 marsin

10:08 | 8 Mars 2019

Dita ndërkombëtare e grave “8 Marsi” nuk ka mbetur jashtë vëmendjes së Google, e cila si çdo vit uron femrat në të gjithë botën duke ndryshuar imazhin e saj.

Duke shkruar ‘Grua’ në gjuhë të ndryshme të botës, motori i kërkimit nderon femrat në të gjithë botën në ditën e 8 marsit. Shoqëruar me citate dhe shprehje për femrat në gjuhë të huaja Google feston sot bashkë me femrat.

8 Marsi në vende të ndryshme organizohet në forma të ndryshme. Në disa vende dita e sotme organizohet me protesta paqësore e në të tjera si festë ku gratë festojnë ditën e tyre.

Megjithatë qëllimi është i njëjtë, të gjitha gratë duan të jenë më të respektuara, më të përfaqësuara në shoqëri dhe jo të dhunuara.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara