Gjykata e BE kundërshton testet e seksualitetit për azilkërkuesit homoseksualë

12:53 | 25 Janar 2018

Gjykata e lartë e BE thotë se testet psikologjike nuk duhet të përdoren si baza për të kundërshtuar kërkesat e azilit nga njerëzit që largohen nga vendet ku homoseksualiteti është i paligjshëm.

Testet për të përcaktuar orientimin seksual të një personi janë të diskutueshme, por përdoren gjatë vlerësimit të kërkesave për azil, transmeton portali arbresh.info

Vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (GJED) është i detyrueshëm në të gjitha 28 shtetet e BE.

Çështja e GJED-së lidhet me një njeri nigerian i cili paraqiti një kërkesë për azil në Hungari në prill 2015.

Ai tha se kishte frikë nga persekutimi në Nigeri për shkak se është homoseksual.

Qindra homoseksualë nga frika e persekutimit në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Çeçeni kanë kërkuar azil në BE, raporton Agjencia e BE për të Drejtat Themelore.

Kërkesa e nigerianit u refuzua, pasi një raport i psikologut nuk arriti të konfirmonte homoseksualitetin e tij.

Një gjykatë në Szeged, Hungari, tani duhet të rishikojë rastin e tij në dritën e vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara