Gjykata e Belgjikës i jep ultimatum dy ditë Facebook-ut

10:14 | 10 Nëntor 2015

Rrjetit social Facebook i janë dhënë 2 ditë ultimatum nga gjykata e Belgjikës  për të larguar praktikën për ndjekjen e përdoruesve që nuk janë të kyçur në uebfaqen e gjigantit. Në rast se një gjë e tillë refuzohet nga Facebook atëherë kompania do paguaj një gjobë prej 250.000 dollarë çdo ditë.

Ky lajm vjen vetëm disa muaj pasi një raport i hartuar nga Komisioni për Privatësi i Belgjikës pohoi që kompania ndjek lëvizjet e çdo vizitori evropian, përfshirë edhe përdoruesit që nuk kanë llogari në Facebook, transmeton arbresh.info.

Për këtë pjesë gjiganti Facebook është përgjigjur duke thënë se kjo ndodhë për të siguruar 1.5 miliardë përdoruesit tonë në mbarë botën./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara