Gjermania regjistron qershorin më të nxehtë në histori

21:20 | 26 Qershor 2019

Gjermania ka regjistruar nivelin më të lartë të temperaturës ndonjëherë në vend për muajin qershor, njoftoi sot shërbimi kombëtar meteorologjik.

Rekordi u thye në qytetin Coschen pranë kufirit mes Gjermanisë dhe Polonisë, ku temperatura arriti 38,6 gradë Celsius.

Rekordi i mëparshëm ishte 38,5 gradë Celsius për muajin qershor, që u arrit në datat 27-28 të vitit 1947, në qytetin perëndimor të Buehlertal.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara