Gjermania pritet të zgjasë masat kufizuese edhe në dhjetor

23:27 | 22 Nëntor 2020

Sipas politikanëve gjermanë, Gjermania do të zgjasë masat kufizese me qëllim të parandalimit të pandemisë edhe gjatë muajit dhjetor.

Gjermania ka vendosur masat e rrepta një mujore që nga 2 nëntori, me qëllim të parandalimit të koronavirusit, transmeton portal arbresh.info

Vendi është duke e kaluar valën e dytë të pandemisë.

Edhe pse numri i të të infektuarve ka rënë, Gjermania vazhdon të qëndrojë e mbyllur në disa zona.

“Gjithçka tregon për faktin se kufizimet aktuale do të duhet të shtyhen për ca kohë pas 30 nëntorit,” tha Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz,  të përjavshmes Bild am Sonntag./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara