Gjermania dërgon helikopterë dhe trupa ushtarake në Mali

15:45 | 11 Janar 2017

Kabineti i Gjermanisë ka aprovuar dërgimin e tetë helikopterëve luftarak dhe të transportit si dhe 350 ushtarë shtesë në Mali, si pjesë e misioneve paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara.

Helikopterët do të zëvendësojnë ata të ushtrisë holandeze dhe trupat shtesë do të shërbejnë për të mbajtur flotën, transmeton arbresh.info.

Pas dërgimit, Gjermania do të ketë rreth 1,000 ushtarë në Mali si pjesë e misionit të Kombeve të bashkuara i cili ka dërguar rreth 15,000 ushtarë si pjesë e marrëveshjes mes qeverisë dhe rebelëve.

Katër helikopterët luftarak dhe ata të transportit do të qëndrojnë në Mali deri në gjysmën e parë të vitit 2018.

Rreth 100 ushtarë të forcave paqeruajtëse kanë vdekur në Mali, kur Franca filloi operacionin ushtarak për të zmbrapsur islamikët në vitin 2013./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale