Gjenerali armen: Në konfliktin e Malësisë së Karabakut kemi përdorur raketën ‘Iskander’

10:13 | 21 Nëntor 2020

Gjenerali armen Movses Hakopyan, i cili ka dhënë dorëheqje nga Ministria e Mbrojtjes së Armenisë ka njoftuar se ushtria armene gjatë konfliktit në Malësinë e Karabakut ka përdorur raketën e prodhimit rus ‘Iskander‘ në të cilën mund të vendosen koka bërthamore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Hakopyan, pas dorëheqjes nga detyra e tij në kryesinë e shërbimeve të kontrollit ushtarak në Ministrinë armene të Mbrojtjes dha deklaratë për gazetarët në Jerevan lidhur me veprimet e ushtrisë së Armenisë në Malësinë e Karabakut.

“Ushtria e Armenisë ka përdorur raketat ‘Iskander’ gjatë konfliktit në Malësinë e Karabakut, por nuk mund të japë informacione se ku i ka përdorur ato”, tha Hakopyan duke vlerësuar se ushtria armene ka sulmuar me raketa ‘Iskander’ vendbanimet civile.

Ndërkohë duke kritikuar blerjen e avionëve luftarakë Su-30M nga Rusia, gjenerali Hakopyan tha se “Avionët nuk mundëm t’i përdorim për shkak se nuk mundëm të siguronim raketat e nevojshme. Rusia pengoi shitjen e këtyre raketave. Gjithashtu blemë sisteme të padobishme të mbrojtjes ajrore”.

Prokuroria e Armenisë njoftoi se do të fillojë një hetim lidhur me deklaratat e Hakopyan.

Në një deklaratë Prokuroria e Azerbajxhanit ka njoftuar se 91 civilë e kanë humbur jetën dhe 404 të tjerë janë plagosur në sulmet e ushtrisë armene kundrejt Azerbajxhanit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara