Gjendet në qytetin që shkaku i coronavirusit ngjanë me “apokalipsin” – megjithatë, mësuesja britanike refuzon të kthehet në shtëpi

10:22 | 13 Shkurt 2020

Një mësuese britanike ka përshkruar jetën në një qytet kinez të goditur nga coronavirus vrasës si “vend apokalipsi”.

Megjithatë, për befasi të shumëkujt, mësuesja britanike ka marrë një vendim jo të lehtë – ajo po refuzon të evakuohet dhe të kthehet në shtëpinë e saj, në Britani, përcjell Telegrafi.

Një vendim të tillë ajo ka marrë, edhe pse numri vdekjeve nga virusi vrasës tejkalon 1.100.

Siç bëhet e ditur, Carys Davies ka qenë e mbërthyer në banesën e saj për dy javë dhe ka parë njerëz të goditur nga coronavirusi të zhvendosur nga epiqendra e tij, Wuhan, në qytetin e saj Hangzhou.

Po sipas mediave të huaja, 25-vjeçarja nga Swansea ka kritikuar kërkesën nga Qeveria e Britanisë së Madhe, duke thënë se kishte “bërë një punë kaq të keqe” duke tërhequr njerëz nga Wuhan një ditë para Brexit dhe kundër këshillave të Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO).

Ajo thotë se është më e frikësuar nga rreziku shëndetësor i paraqitur duke u kthyer në shtëpi me një aeroplan me të tjerët sesa të mbetej në banesën e saj.

“Ka dy javë që kam qenë brenda banesës sime – do të ketë edhe dy javë të tjera derisa të kthehem në punë – nuk dua të jem e sëmurë”.

 

Ajo tha në Kinë nuk kishte pasur histeri mbi coronavirusin dhe autoritetet kishin qenë të hapura për këtë gjë.

“Ata thanë se vjen nga lakuriqët dhe transmetohet nga kafshët te njerëzit”, tha ajo.

Carys, nga Gorseinon në Swansea, jeton në Hangzhou, në provincën Zhejiang, pasi u largua atje për të punuar si mësuese në vitin 2017.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara