Gjendet i vdekur miku i kritikut më të madh të Putinit

17:11 | 13 Mars 2018

Është gjetur i vdekur një rus tjetër në shtëpinë e tij në Londër, vetëm një javë pas sulmit me agjent nervor ndaj ish agjentit të dyfishtë.

Nikolai Glushkov u gjet nga familja e tij dhe miqtë në mbrëmjen e së hënës, raporton The Guardian, transmeton portali arbresh.info

Ai ishte një biznesmen në Rusi pas rënies së komunizmit dhe ishte një partner i Boris Berezkovsky, i cili iku nga Moska pasi u bë një kritik i hapur i politikave të Vladimir Putinit.

Berezkovsky ishte gjetur i vdekur në dyshemenë e banjës së shtëpisë së tij në jug të Anglisë më 2013 me një shall rreth qafe.

Mjeku ligjor në atë kohë kishte thënë se ishte e pamundur të dihej nëse oligarku kishte vrarë veten apo ishte vrarë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale