Gjendet 13 vjeçarja e zhdukur në tetor

13:12 | 11 Janar 2019

Një vajzë 13 vjeçare nga Wisconsin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) që ishte rrëmbyer në tetorin e kaluar pasi prindërit e saj u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre, është gjetur e gjallë dhe tani është në përkujdesin e policisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Departamenti i sherifit të qarkut Barron, tha se një i dyshuar është marrë në paraburgim, ndonëse nuk ka dhënë detaje tjera rreth arrestimit.

Në kumtesën e policisë të publikuar në faqen zyrtare në Facebook, vetëm thuhet se një qytetar ka përçuar informacionin që ka çuar në gjetjen e Jayme.

“Menjëherë pas kësaj, u arrestua një i dyshuar në lidhje me këtë rast. Nuk dëshirojmë të japim detaje tjera në këtë kohë, pasi kemi të bëjmë me një hetim shumë të ndjeshëm dhe aktiv”, thuhet në kumtesën e nënshkruar nga sherifi Fitzgerald.

Ai bën të ditur se gjatë ditës së sotme do të mbajë një konferencë për mediat ku do të sqarojë më shumë detaje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara