Gjatë ngritjes digjet aeroplani (VIDEO)

12:52 | 17 Korrik 2017

Në internet është paraqitur xhirimi i aeroplanit rus MIG29 i cili u djegë gjatë ngritjes në Bjellorusi, e më pas piloti urgjentisht katapultohet derisa fluturakja ishte ende në pistë.

Incidenti kishte ndodhur më 23 shkurt në aeroportin Bobrusk, në juglindje të Minskut, kur ishte djegur motori i aeroplanit MIG29, mirëpo, incizimi doli në publikë vetëm tani.

Pas zjarrit, ishte prishur pajisja për aterrim. Piloti i cili gjendej në aeroplan u detyrua që të katapultohet nga kabina, ndërsa aeroplani kishte marrë flakë vazhdonte të rrëshqas nëpër pistë, duke lënë gjurmë të zjarrit dhe tym të dendur pas vetes.

Shpërndaje në rrjete sociale