Gjashtë elefantë humbin jetën duke u munduar të shpëtonin njëri-tjetrin

21:29 | 5 Tetor 2019

Gjashtë elefantë kanë gjetur vdekjen pasi po përpiqeshin të ndihmonin njëri-tjetrin nga përmbytja në ujvarën famëkeqe në Tajlandë.

Zyrtarët thanë që incidenti ndodhi pasi një elefant i vogël u rrëzua mbi ujëvaren në Parkun Kombëtar Khao Yai të Tajlandës qendrore, transmeton portali arbresh.info

Dy elefantë të tjerë u gjetën gjithashtu duke luftuar në një skaj shkëmbor afër dhe janë transferuar nga autoritetet.

Ujëvara, e njohur si Haeë Narok (Rënia e Ferrit), ka një histori të incidenteve të ngjashme.

Në vitin 1992 një tufë prej tetë  elefantësh ranë në ujvarë dhe vdiqën, duke kthyer kështu edhe vëmendjen kombëtare.

Rreth 7 mijë elefantë aziatikë jetojnë në Tajlandë, ku më shumë se gjysma prej tyre mbahen në robëri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara