George W. Bush përlotet derisa i thotë lamtumirë babait të tij

20:15 | 5 Dhjetorë 2018

Presidenti George W. Bush ka shpërthyer në lot derisa ka folur për babanë e tij George H.W. Bush, në shërbimin e tij përkujtimor në Uashington.

Ai e quajti atë “babai më i mirë që një djalë ose një vajzë mund të ketë” duke ulur kokën në mes të lotëve.

“Dhe në pikëllimin tonë, unë vetëm buzëqesh duke e ditur se babai është duke përqafuar Robin dhe duke mbajtur dorën e nënës”, tha Bush.

Ai i referohej Robin Bushit, djalit të dytë të Bushit, i cili vdiq nga leukemia në vitin 1953.

“E thirra atë. I thashë baba, të dua që ke qenë një baba i mrekullueshëm. Dhe fjalët e fundit që ai do të thoshte ndonjëherë në tokë ishin: Edhe unë të dua”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale