Futet në bankë dhe nis të qëllojë njerëzit

14:14 | 8 Shtator 2018

Një person është futur në një bankë të Cincinnati dhe ka nisur të qëllojë njerëzit, duke vrarë tre e plagosur dy të tjerë.

Pamjet e këtij rasti janë publikuar nga autoritetet e Cincinnati, transmeton portali arbresh.info.

Sulmuesi Omar Enrique Santa Perez, futet si pa të keq në bankë dhe hap zjarr me armë 9mm.

Pamjet e sigurisë tregojnë atë duke shtënë gjersa barte një valixhe që kishte qindra raunde të municioneve.

Pak minuta më pas sulmuesi qëllohet për vdekje nga policia.

Hetuesit e Cincinnati thonë se Perez ka gjuajtur 35 raunde në një kohëzgjatje prej katër minutash dhe 28 sekondash, sipas Cincinnati Inquirer./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara