Fukushima: Uji radioaktiv mund të hidhet në Paqësor

21:07 | 10 Shtator 2019

Ministri japonez i mjedisit thotë se uji i kontaminuar nga centrali bërthamor Fukushima mund të duhet të derdhet në oqean, sepse hapësira e ruajtjes do të mbarojë në vitin 2022.

Më shumë se një milion ton ujë që është përdorur për të ftohur reaktorët e shkrirë, mbahet në tanke gjigante, transmeton portali arbresh.info.

Grupet e peshkatarëve janë fuqimisht kundër idesë, por shumë shkencëtarë thonë se kjo do të përbënte një rrezik të ulët.

Qeveria tha se një vendim përfundimtar nuk ishte marrë ende.

Ndërtesat e reaktorit në termocentralin Fukushima u dëmtuan nga shpërthimet e hidrogjenit të shkaktuar nga tërmeti dhe cunami në 2011. Tre reaktorë u shkrinë.

Qeveria japoneze vendosi që zona të pastrohet në një operacion të gjerë i cili do të marrë shumë dekada për t’u përfunduar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara