Francë, në 5 qytete ndalohet përdorimi i pesticideve

16:57 | 12 Shtator 2019

Parisi dhe katër qytete të tjera franceze kanë vendosur të ndalojnë përdorimin e pesticideve, përbërës kimik që vret insektet, brejtësit dhe bimët e padëshiruara, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qytetet që ndaluan pesticidet sintetike janë Lille, Nantes, Grenoble, Clermont-Ferrand, si dhe kryqyteti Paris.

Sipas një deklarate të përbashkët të lëshuar nga qytetet, domosdoshmëria për të mbrojtur biodiversitetin dhe shëndetin e njerëzve është arsyeja e ndalimit të pesticideve.

Por, pasi një ligj tjetër i miratuar në vitin 2017 tashmë ndalon përdorimin e pesticideve në hapësira publike, vendimi i pesë qyteteve nuk paraqet një hap të madh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara