Protestat më të këqija në një dekadë kanë lënë shkatërrime në të gjithë Parisin, duke dëmtuar edhe monumente kulture me shumë vlerë. Policia ka arrestuar 400 protestues.
Me mijëra protestues dolën në rrugët e kryeqytetit francez këtë fundjavë duke protestuar rritjen e çmimiet të naftës. Ata dogjën makina dhe prishën dyqane. 133 veta u lënduan, sipas policisë, përfshi 23 oficerë, transmeton tch.
Por një nga fotot më tronditëse ishte dëmtimi i statujës së Marianës te Harku i triumfit. Ikona ishte ndërtuar gjatë Revolucionit Francez, në vitin 1789, si personifikim i vlerave të lirisë, barazisë e vëllazërisë, që pas pak vitesh përfaqësuan vetë Francën.
Ajo është shfaqur në pulla poste dhe në shumë bashki të Francës, shpesh duke u modeluar sipas femrave më të famshme të kohës, si Brigitte Bardot apo Catherine Deneuve.
Rritet besimi i qytetarëve në kryeministrin Ramush Haradinaj
Cristiano Ronaldo tallet me tifozët Atleticos me rikthimin e...
LAJMI I FUNDIT: Majlinda Kelmendi në finale të Grand Slamit ...
Erleta Hoti shpërthen me deklarata AntiIslame
Majlinda fiton sërish me ippon, kalon në çerekfinale
Diego Simeone thyen internetin me formën e festimit