Franca raporton mbi 13 mijë raste të reja me COVID-19

23:06 | 22 Nëntor 2020

Franca po vazhdon të mbetet ndër rajonet më të goditura nga koronavirusi në Evropë.

Gjatë 24 orëve të fundit Franca ka raportuar 13 mijë e 157 raste të reja me COVID-19, shkruan Reuters.

Po ashtu janë regjistruar 215 viktima sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Francë.

Sipas World Meters që nga fillimi i pandemisë deri tani në Francë rezultojnë të infektuar 2 milionë e 140 mijë e 208 persona, 48 mijë e 732 viktima dhe 149mijë e 521 pacientë të shëruar.

Lajmet më të lexuara