Franca mund të shesë pikturën “Mona Lisa” për të shpëtuar ekonominë nga kriza e koronavirusit

13:33 | 19 Maj 2020

Franca duhet të shesë pikturën e famshme “Mona Lisa” për 50 miliardë euro, për të shpëtuar ekonominë nga kriza e coronavirusit, ka sugjeruar një biznesmen francez.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Stephane Distinguin, 47 vjeç, themelues i kompanisë “Fabernovel”, propozoi që francezët të shesin “stolinë e çmuar të familjes” për të luftuar tendosjen ekonomike të shkaktuar nga pandemia.

“Si ndërmarrës dhe taksapagues, unë e di se këto miliarda nuk janë shpikur dhe se ato do të na kushtojnë domosdoshmërisht. Një refleks i dukshëm është të shitet një aktiv i vlefshëm me çmimin më të lartë të mundshëm”, ka thënë Distuingin.

“Në vitin 2020, duhet të gjejmë paratë, pra pse jo të shesim ‘stolinë e çmuar të familjes’, vlerësoj se do të duheshin jo më pak se 50 miliardë euro për ta blerë pikturën Mona Lisa”, u shpreh ai. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara