Franca kaplohet nga moti i ligë, 70 mijë shtëpi mbesin pa energji elektrike – humbin jetën dy persona

09:38 | 16 Dhjetor 2019

Dy persona kanë humbur jetën nga përmbytjet që kanë kapluar jugperëndimin e Francës, kurse vlerësohet se rreth 70 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, raportojnë mediat franceze.

Viktima e parë është një 70-vjeçar që humbi jetën në Espein, kurse një burrë tjetër i po të njëjtës moshë e pësoi me jetë kur pema gjigante përfundoi mbi veturën e tij, transmeton Telegrafi.

Radio France International ka raportuar se pesë persona janë lënduar, kurse pritet që niveli i ujit pritet të rritet në zonat e prekura nga moti i ligë dhe reshjet e mëdha të shiut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara