Foshnja e porsalindur gjendet në një fushë mbuluar me milingona

14:35 | 23 Maj 2019

Një vajzë e porsalindur u gjet e mbuluar me mushkonja dhe kafshime nga insektet e braktisur në një fushë në Tajlandë.

Ajo qau gjatë gjithë natës, por banorët i injoruan të qarat.

Foshnja e zhveshur u zbulua mëngjesin e së nesërmes në lagjen Ladkrabang të Bangkok.

Lëkura e saj ishte kafshuar nga insektet në fushë gjatë mbrëmjes së 11 majit.

Për fat të mirë vajza nuk pësoi lëndime serioze, por ballin e saj dukej veçanërisht i lënduar, me kafshime të panumërta.

Ajo ishte mbuluar pjesërisht me batanije të vogël dhe kordoni i kërthizës nuk ishte prerë akoma.

Zyrtarët e dërguan për kontroll mjekësor në Spitalin Lat Krabang dhe infermieret po e kujdesen për të.

Policia ka nisur hetimet për gjetjen e prindërve të foshnjës./ Ora News

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara