Forcat irakiane kryejnë sulme ajrore kundër ISIS-it

13:48 | 19 Prill 2018

Forcat ajrore irakiane kanë kryer sulme kundër pozicioneve të Shtetit Islamik në Siri, ka thënë zyra e kryeministrit Haider al-Abadi.

Ato janë kryer në koordinim me qeverinë siriane, konfirmon ushtria siriane, transmeton portali arbresh.info.

Sulmet ajrore dëshmojnë kapacitetin e rritur të forcave irakiane për të ndjekur dhe eliminuar terrorizmin, thuhet në deklaratën e kryeministrit irakian.

Bagdadi vendosi avionë luftarakë F16 për të kaluar në Siri dhe për të kryer sulmet, tha gjeneral brigade Rasim Yahya për Reuters./Arbresh.info/

بيان=======بناءً على اوامر القائد العام للقوات المسلحة الدكتور حيدر العبادي فقد نفذت قواتنا الجوية البطلة اليوم…

Gepostet von ‎المكتب الاعلامي لرئيس الوزراء‎ am Donnerstag, 19. April 2018

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara