Fjalët e fundit të George Floyd-it ‘mbulojnë’ qiellin e qyteteve të SHBA-ve

12:13 | 2 Qershor 2020

Fjalët e fundit të afrikano-amerikanit, George Floyd, i cili vdiq pasi u përmbajt nga një oficer policie i Minneapolis, janë bërë parulla të fuqishme nga protestuesit në SHBA.

Përderisa protestat kundër brutalitetit të policisë janë përhapur në mbarë Shtetet e Bashkuara dhe në disa vende të botës, artisti Jammie Holmes e ka gjetur një mënyrë të re për ta përkujtuar thirrjen e Floyd-it për ndihmë – duke i dërguar ato në qiellin e pesë qyteteve të mëdha, shkruan CNN transmeton portali arbresh.info

Pankartat me fjalët “Të lutem, s’po mund të marr frymë” dhe “Ata do të më vrasin” janë parë duke u tërhequr nga aeroplanët në qiell në Detroit dhe New York. Në tri qytete të tjera, në Los Angeles, Miami dhe Dallas, në pankarta shkruhej “Po më dhemb barku”, “po më dhemb qafa” dhe “gjithkah po më dhemb”.

Rrugës së Bibliotekës së Detroitit, e përshkroi veprën si një “veprim të ndërgjegjes shoqërore dhe protestës” që kishin për qëllim “të mblidhte njerëzit në parullen e tyre të përbashkët në trajtimin çnjerëzor të qytetarëve amerikanë. ”

Kujtojmë se Floyd u shpall i vdekur pak kohë pas arrestimit të hënën e 25 majit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara