Filipinet përgatiten për tajfun të fuqishëm, mijëra të evakuuar

18:51 | 13 Shtatorë 2018

Filipinet janë duke u përgatitur për stuhinë më të fuqishme të vitit, pasi që super tajfuni Mangkhut zbret në ishuj.

Erëra të forta deri në 160 mph kanë shkaktuar valë deri në shtatë metra, transmeton portali arbresh.info.

Presidenti Rodrigo Duterte ka nisur evakuimin e rajoneve bregdetare para se të arrijë stuhia, që pritet të zbarkojë të shtunën.

Sapo ajo të ketë kaluar nëpër Filipine, Mangkhut do të vazhdojë në Kinë, ku miliona të tjerë janë në rrezik në zonat përgjatë bregdetit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale