Ferma më e madhe urbane në botë është afër hapjes – në një çati parisiene

11:17 | 13 Gusht 2019

Ferma prej 14,000 m² në pjesën Jugperëndimore të Parisit pritet të hapet në vitin e ardhshëm.

Mirësevini në fermën futuristike të Parisit, ku një mori e tërë plantacionesh janë mbjellur në çati në buzë të Marais, kanë filluar të marrin jetë.

Momentalisht në ndërtim e sipër, kjo oazë urbane do të ketë një hapësirë prej mesatarisht 14 mijë metrash, duke e bërë atë si fermën urbane më të madhe në Evropë.

Me planin për të mbjellur më shumë se 30 plantacione, ferma do prodhojë përreth një mijë kilogramë fruta dhe perimet për çdo ditë në sezonat e tyre.

“Qëllimi është ta bëjmë fermën një model të njohur globalisht për një prodhim të qëndrueshëm,” thotë Pascal Hardy, themeluesi i Agripolis, ndërmarrja bujqësore urbane në qendër të projektit.

Ai potencoi tutje se do të përdorin produktet më cilësore, të rritura me ciklet e natyrës.

E vendosur në majë të një kompleksi të madh ekspozitash, Paris Expo Porte de Versailles, ferma do të posedojë gjithashtu restorantin dhe kafiteritë, me kapacitet për rreth 300 njerëz.

Ferma gjithashtu do të ofrojë një sërë shërbimesh në lidhje me bujqësinë urbane, duke përfshirë turne edukative, workshop për ndërtimin e ekipeve dhe ngjarje të veçanta.

Ndër vendet e tjera imagjinare bujqësore në tërë qytetin është eko-ferma e La Recyclerie, e instaluar përgjatë vijës së vjetër hekurudhore të Porte de Clignancourt, dhe operacioni organik i kërpudhave, La Caverne, i vendosur në një park nëntokësor makinash në Porte de La Chapelle.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara