Farage sulmon rëndë familjen mbretërore: Nëna mbretëreshë e trashë, pi duhan e alkool

16:24 | 12 Gusht 2019

Nigel Farage ka sulmuar me fjalë Princin Harry dhe gruan e tij, Meghan Markle, për shkak të kampanjës së tyre për ruajtjen e ambientit ndërsa gjithashtu ka thënë fjalë të rënda edhe për nënën e ndjerë të mbretëreshës Elizabeta II, duke e quajtur atë si të “mbipeshë, përdoruese e rëndë e cigares dhe pijes gin (pije alkoolike)”.

Kryetari i partisë Brexit u kap me familjen mbretërore për shkak të vendimit të çiftit Harry dhe Meghan thanë që do të kenë vetëm dy fëmijë , duke thënë se popullariteti i Princit Harry ka rënë pasi që ai u martua me Meghan.

Farage madje në vitin 2005 e kishte akuzuar Princin Harry se veshja e tij përngjante me ballot e nazistëve. Por sulmet e tij më shumë janë rritur pasi që ai vendosi të martohej me Meghan Markle.

Duke folur para turmës prej 500 vetash, ai tha se “më parë ai ka qenë një ushtar i guximshëm britanik që shërbeu në Afganistan. Ai ishte i dashuri nga gjenerata e re e familjes mbretërore. E më pas ai e takoi Meghan Marklen dhe ka rënë nga shkëmbi”.

E fakti që çifti mbretëror kanë vendosur që t’i kenë vetëm dy fëmijë, lidhjen me mbipopullimin e botës, raporton SkyNews.

“Na është thënë javën e kaluar se Meghan dhe Harry do t’i kenë vetëm dy fëmijë dhe ata komplet po e injorojnë problemin e vërtetë të botës, i cili është fakti që popullata botërore është duke shpërthyer e askush nuk guxon të flasë për këtë, askush nuk guxon të merret me të. Se a do t’i ketë Princi Harry vetëm dy fëmijë është jo-relevante për shkak se tani janë 2.6 miliardë kinezë dhe indianë në botë” tha Farage.

Ai për mbretëreshën Elizabeta II, pati fjalë shumë të mira, duke e cilësuar si “një grua të mrekullueshme dhe inspiruese, të cilën kemi fat që e kemi” por se nuk e pati të njëjtin cilësim edhe për nënën dhe djalin e saj.

“Kur vjen puna te djali i saj, kur vjen puna te djaloshi Charlie dhe ngrohjen globale, oh i dashur, oh i dashur, oh i dashur” tha Farage me ironi.

“Nëna e saj, madhëria, nëna mrbetëreshë ishte në mbipeshë, tymoste shumë dhe pinte gin dhe jetoi 101 vjet. E gjitha çfarë mund të them është se djaloshi Charlie, është tani afër moshës 70 vjeçare … jetoftë mbretëresha shumë, shumë kohë të gjatë” shtoi Farage.

Farage, njihet si person i cili shpesh herë ka dhënë deklarata kontraverse dhe ka kritikuar familjen mbretërore, sidomos Princin Charles. Ai udhëhoqi fushatën për djalen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, e më pas para zgjedhjeve të parlamentit evropian e krijoi partinë e re të quajtur Brexit, e cila doli e para në zgjedhje. /GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara