Familjarët e viktimave 9/11 protestojnë kundër vendimit të Trump për ndalimin e refugjatëve

20:02 | 19 Shkurt 2017

Familjarët e disa prej atyre që humbën jetën gjatë sulmit terrorist në kullat binjake kanë protestuar kundër vendimit të Donald Trump për ndalimin e emigrantëve nga shtatë vende myslimane.

Të mbledhur në Battery Park në Nju York, familjarët që protestonin kanë deklaruar se Trump po përhapë frikë, transmeton portali arbresh.info.

Terry McGovern, nëna e të cilit humbi jetën në kullat binjake, tha se ‘sikur nëna ime të ishte gjallë, ajo do të kishte urryer këtë vendim’, ndërsa ka shtuar se nuk guxohet të përdoret vdekja e tjerëve për të justifikuar një vendim të kotë.

Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për ndalimin e emigrantëve dhe refugjatëve që duan të hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Urdhër ndalimi është bërë për shtatë vende kryesisht myslimane, duke përfshirë edhe refugjatët nga Siria./Arbresh.info

Lajmet më të lexuara