Facebook shpenzoi 22.6 milionë dollarë për sigurinë e Zuckerbergut

14:50 | 13 Prill 2019

 Facebook ka dyfishuar paratë e harxhuara në sigurinë e ekzekutivit të saj Mark Zuckerberg më 2018, në një total prej 22.6 milionë dollarëve.

Zuckerberg tërhoqi një pagë bazë prej 1 dollari për tre vitet e fundit dhe kompensimi i tij “tjetër” u rendit në 22.6 milionë dollarë, shumica e të cilave ishte për sigurinë e tij personale, transmeton portali arbresh.info.

Gati 20 milionë dollarë shkuan drejt sigurisë për Zuckerberg dhe familjen e tij, nga rreth 9 milionë dollarë vitin e kaluar. Zuckerberg gjithashtu mori 2,6 milionë dollarë për përdorimin personal të avionëve privatë, të cilat kompania tha se ishte pjesë e programit të tij të përgjithshëm të sigurisë.

Facebook në vitet e fundit është përballur me protestë publike për rolin e saj në përhapjen e dezinformatave dhe propagandës politike në internet, shkeljet e të dhënave dhe shqetësimet e privatësisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale