Facebook mund të lërë Europën

23:49 | 24 Shtator 2020

Sipas një shkrimi të botuar në portalin “WEBNEWS”, Facebook-u po shikon mundësinë që të mos operojë më në Europë dhe për këtë gjigandi i rrjeteve sociale fajëson kontinentin e vjetër.

Nëse Bashkimi Europian do të vazhdojë të pengojë transferimin e të dhënave në SHBA, Facebook-u dhe Instagram-i do t‘u duhet t’i thonë lamtumirë rreth 400 milionë përdoruesve.

Një vendim shumë radikal, dhe që zanafillën e ka tek një vendim i marrë nga komisioni irlandez për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili pengon transferimin e këtyre të dhënave në SHBA. Gjatë seancës të mbajtur në gjykatën e Dublinit, përfaqësuesit e shoqërisë së krijuar nga Mark Zuckerberg kanë deklaruar që nuk do të lëvizin nga qëndrimi i tyre. Ideja për të lënë Europën po merr forme pikërisht një muaj nga dhënia e këtij vendimin prej Gjykatës irlandeze, sipas të cilës Facebook-ut i ndalohet transferimi i të dhënave të qytetarëve europianë drejt kontinentit amerikan.

“Dyshimet e BE-së kanë të bëjnë natyrisht me sigurinë e të dhënave nga qeveria amerikane, dhe nëse ky qëndrim nuk do të ndryshojë, atëherë nuk është e qartë nëse shoqëria do të vazhdojë të ofrojë shërbimet e saj.” u shpreh Yvonne Cunnane, përfaqësuesja e Facebook Irlandë.

Nëse Facebook nuk do duhet të jetë më aktiv në Europë, atëherë rreth 400 milionë përdorues do t’i mungon platformës, ndërkohë që rrjeti social përveçse është një urë komunikimi, është një instrument pune për bizneset, e kjo mund të ketë një ndikim ne ekonomi./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara