Evakuohet Ura e Londrës

16:24 | 7 Mars 2017

Është mbyllur për qarkullim Ura e Londrës si dhe janë evakuuar personat në afërsi për shkak të një “alarmi të sigurisë”.

Skuadra e ekspertëve për çmontimin e bombave kishte arritur në vendin e ngjarjes, transmeton arbresh.info.

Përpos robotëve dhe policisë hetimit i ishin bashkangjitur edhe qentë nuhatës, të cilët kishin gjetur një pako të dyshimtë.

Dyshohet për praninë e një bombe, por policia nuk ka bërë të ditura detaje tjera./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara