Europa po digjet, Australia po ngrin

00:11 | 12 Gusht 2019

Derisa Europa është kapluar nga i nxehti afrikan, Australia Juglindore është goditur nga një valë e ftohtë, me temperaturat që varen rreth minus tre gradë në zonat malore, me një njeri të vdekur kur një degë peme ra mbi të.

Qysh ditën e shtunë, shërbimet meteorologjike lëshuan një paralajmërim kundër erërave të forta dhe të ftohta, borës dhe ngricave.

Sipas faqes së lajmeve australiane ABC, dëbora, temperaturat e ftohta dhe kushtet e vështira të drejtimit kanë çuar në mbylljen e rrugëve në të gjithë Victoria.
Disa qytete raportohet se ishin mbuluar në dëborë për herë të parë në dekada.

Një i moshuar 68 vjeçar vdiq dje ndërsa skijonte në Neë South Wales, kur një degë e madhe pemësh ra mbi të.

Resori dimëror, Bou Bou Mountain, është plotësisht i ndërprerë nga dëbora, dhe ekuipazhet e shpëtimit po përpiqen të pastrojnë rrugët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara