Erdogan: Rezervat e gazit natyror në Detin e Zi arritën në 405 miliardë metra kub

18:51 | 17 Tetor 2020

Presidenti Recep Tayyip Erdogan i shoqëruar nga zëvendëspresidenti Fuat Oktay, Ministri i Thesarit dhe Financave Berat Albayrak, Drejtori i Komunikimeve të Presidencës Fahrettin Altun, zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kalin bëri inspektime në anijen e kërkimeve sizmike Fatih.

“Pas rezervës prej 320 miliardë metra kub gaz natyror u gjetën edhe 85 miliardë metra kub gaz natyror në Detin e Zi. Në rajonin e Tuna 1 në platformën e Sakaryas, rezervat e gazit natyror deri më tani arritën në 405 metra kub gaz natyror”, tha Erdogan.

Në fjalimin e tij të mbajtur nga anija e kërkimeve sizmike “Fatih”, Erdogan tha se objektivi i Turqisë është që këtë gaz ta vë në përdorim të popullit në vitin 2023.

Ai tha se me mundësitë vendase dhe kombëtare sektori i naftës së Turqisë ka fituar robotin nënujor “Kasif”, produkt i teknologjisë së përparuar të telekomanduar në vend.

“Rezervave që kemi zbuluar falë rezultateve të testeve analizë dhe punimeve të detajuara të inxhinierisë i janë shtuar edhe 85 miliardë metra kub gaz. Ne nuk synojmë të drejtën dhe veçanërisht territorin e askujt. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë burime hidrokarburesh në Detin e Zi dhe në Mesdhe. Nëse Bashkimi Evropian nuk merr një qëndrim të drejtë në Mesdheun Lindor, kjo situatë do të jetë shpallje zyrtare se Unionit po i vjen fundi”, ishin ndër kryekapitujt në fjalimin e Presidentit Erdogan./TRT shqip

Lajmet më të lexuara