Erdogan nësër udhëton në Londër për të takuar liderët e NATO-s

21:44 | 2 Dhjetor 2019

Takimi i liderëve ka për qëllim të riafirmojë rëndësinë e harmonisë euro-integruese, si dhe të veprimit të përbashkët në unitet dhe solidaritet kundër të gjitha kërcënimeve dhe sfidave në territoret e NATO-s.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, nesër do të udhëtojë në Mbretërinë e Bashkuar për të marrë pjesë në një takim të liderëve të NATO-s që do të mbahet në Londër me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Aleancës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Departmenti i Komunikimit pranë Presidencës Turke njoftoi se në takimin që do të mbahet midis 3 dhe 5 dhjetorit do të marrë pjesë presidenti Erdoğan, kryediplomati Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak dhe ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar.

Takimi i liderëve ka për qëllim të riafirmojë rëndësinë e harmonisë euro-integruese, si dhe të veprimit të përbashkët në unitet dhe solidaritet kundër të gjitha kërcënimeve dhe sfidave, përfshirë terrorizmin, në territoret e NATO-s.

Në takim pritet të diskutohet për progresin e arritur në përshtatjen e Aleancës në mjedisin aktual të sigurisë, si dhe përgatitjet e NATO-s për vitet e 20’ta.

Pas takimit, pritet të miratohet “Deklarata e Londrës”.

Siç është planifikuar, presidenti Erdoğan do të takohet me disa presidentë të shteteve dhe qeverive të vendeve pjesëmarrëse në takim.

Presidenti turk po ashtu do të marrë pjesë në samitin katër-palësh, i cili do të zhvillohet me pjesëmarrjen e liderëve të Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë.

Samiti po ashtu do të diskutojë çështjet rajonale, veçanërisht Sirinë dhe Libinë.

Në ditën e fundit të vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar, Erdoğan do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së një xhamie në Kembrixh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara