Epidemiologu suedez: Masat tona të lirshme po japin rezultate

23:17 | 20 Prill 2020

Qasja e pazakontë e Suedisë në luftën ndaj koronavirusit po fillon të jap rezultate, sipas Andres Tegnel, epidemiologut kryesor në vend.

Sipas tij, të dhënat e fundit për shkallën e  vdekshëmrisë tregojnë se situata është stabile, transmeton portal arbresh.info

Tegnel, i cili hartoi masa relativisht të lirshme kundër virusit, për agjencinë e lajme suedeze TT, ka theksura se vendi është në një lloj rënie të kurbës.

Suedia nuk ka mbyllur shkollat, palestrat, kafene, bare dhe restaurantet gjatë përhapjes së pandemisë. Në vend të kësaj, qeveria u bëri thirrje qytetarëve të veprojnë me përgjegjësi dhe të ndjekin udhëzimet për distancën sociale.

Përhapja e Covid-19 ka shkaktuar reagime të ndryshme nëpër shumë vende të botës.

Bloomberg në një analizë ka theksuar se ende është e paqartë se cila strategji e ndjekur nga vende të ndryshme del të jetë më efektive, madje edhe për Suedinë edhe paralajmëruar se është herët të dilet me përfundime.

Duke pasur parasysh dëmin e madh ekonomik në të gjithë botën, të shkaktuar nga kufizime të rrepta të lëvizjes, qasja Suedeze ka tërhequr vëmendjen e konsiderueshme në vendet e tjera.

Një pjesë e strategjisë suedeze mbështetet në qasjen në një nga sistemet më të mira të kujdesit shëndetësor në botë.

Në asnjë fazë Suedia nuk u përball me mungesë të pajisjeve mjekësore ose ambienteve spitalore, dhe çadrat e vendosura si ambulanca në të gjithë vendin mbetën kryesisht bosh.

Sipas modeleve të ndryshme të monitorimit, suedezët besojnë se kanë gjithnjë e më shumë njerëz imunitar dhe se kjo ka një efekt në përhapjen e virusit, i cili do t’u jepte atyre imunitet kolektiv deri në qershor.

Vendi ka raportuar deri në 1,540 vdekje nga Covid-19 deri dje, një rritje e numrit krahasuar me fundjavën e kaluar.

Kjo është dukshëm më e lartë se në pjesën tjetër të Skandinavisë, por dukshëm më pak se në Itali, Spanjë dhe Britani të Madhe.

Deri më tani, më shumë se 14 mijë njerëz janë të infektuar nga Covid-19 në Suedi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara