Ekzekutohet me 155 plumba polici që arrestoi djalin e El Chapo-s

10:51 | 8 Nëntor 2019

Një oficer elitar i policisë që ndihmoi në arrestimin e djalit të El Chapo-s është ekzekutuar brutalisht duke u qëlluar 155 herë.

Zyrtari 30-vjeçar, i identifikuar vetëm si Eduardo, raportohet të jetë vrarë jashtë një qendre tregtare në qytetin e Culiacan në Meksikë.

Ai kishte ndihmuar në arrestimin e Ovidio Guzman, djalit të El Chapo, muajin e kaluar.

Sipas mediave lokale, viktima ishte një anëtar i operacionit të nisur nga autoritetet Culiacan për të arrestuar djalin e El Chapo dhe ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara.

Raportet thanë që Guzman u arrestua në 17 tetor gjatë një konfrontimi midis policisë dhe mbështetësve të Kartelit Sinaloa në qytetin e Culiacan.

Anëtarët e dyshuar të bandës besnikë ndaj Guzman atëherë shkaktuan kaos në rrugë dhe djali 28-vjeçar i El Chapo u lirua menjëherë nga autoritetet, sipas mediave lokale.

Pamjet tregojnë momentin kur një makinë e kuqe ndjek një makinë të bardhë në parkun e makinave para se të paktën dy persona të armatosur raportohet se qëllojnë policin 155 herë.

Raportet thanë se viktima u bë oficer i Policisë Kombëtare në 2013. Është e paqartë nëse polici ishte në detyrë në kohën e sulmit edhe pse raportohej se ai mbante një armë me vete. Autoritetet lokale po hetojnë ngjarjen megjithëse ata ende nuk mund të përcaktojnë nëse qëndron një bandë kriminale pas vrasjes së policit./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara