Ekspertët paralajmërojnë Europën: Mos u jepni të drejta robotëve!

20:54 | 15 Prill 2018

Europa po mendon për dhënien e të drejtave dhe përgjegjësive të robotëve të avancuar. Shume ekspertë thonë se kjo është një ide e tmerrshme.

Parlamenti Europian gjatë vitit të kaluar miratoi një rezolutë që parashikon një status të posaçëm ligjor të “personave elektronikë” për robotët më të sofistikuar autonomë, transmeton portali arbresh.info

Propozimi është duke u shqyrtuar nga Komisioni Europian, rregullatori më i lartë i Europës.

Më shumë se 150 ekspertë në fushën e robotikës, inteligjencës artificiale, ligjit, shkencës mjekësore dhe etikës kanë dalë me një paralajmërim të qartë kundër kësaj lëvizje.

Në një letër të hapur për Komisionin Europian, ata thanë se propozimet duket se po ndikohen më shumë bota fiktive se ajo reale.

Puna e Komisionit Europian mbi inteligjencën artificiale do të bëhet e njohur në fund të prillit.

Ekspertët thanë se propozimi i Parlamentit Europian mund t’u lejojë prodhuesve, programuese dhe pronarëve të robotëve të pretendojnë se nuk janë përgjegjës për ta.

Nathalie Nevejans, një ekspert në etikën e robotikës në Universitetin Artois në Francë, tha se ideja e dhënies së personalitetit ligjor të robotë është “aq e padobishme sa është e papërshtatshme”.

“Është e pamundur që një robot të marrë pjesë në shoqëri pa një operator njeri dhe kjo nuk do të ndryshojë as në të ardhmen e afërt”, tha ajo.

Ekspertët thanë se Europa duhet të krijojë rregulla për robotikë dhe inteligjencë artificiale për të siguruar sigurinë dhe për të nxitur risi, por jo të bazohet në një vizion që në të ardhmen bota do të sundohet nga robotët./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale